by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë sot Uashingtonin ku do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump.
Ky takim do të përfshijë gjithashtu presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe liderë të tjerë evropianë.
Raportohet se Trump dhe Zelensky pritet që të kenë një takim dypalësh përpara se udhëheqësit evropianë të bashkohen me një bisedë më të gjerë.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi detajet e orarit.
“Nëse paqja nuk do të jetë e mundur këtu dhe kjo do të vazhdojë thjesht si një luftë, njerëzit do të vazhdojnë të vdesin me mijëra… për fat të keq mund të përfundojmë atje, por nuk duam të përfundojmë atje”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një intervistë me “Face the Nation” të CBS.
Takimi vie vetëm pak ditë pas takimit me rëndësi të jashtëzakonshme që ngjau mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin në Alaska.
Sipas njoftimit, takimi pritet të fokusohet në çështje kyçe të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë, duke forcuar bashkëpunimin mes shteteve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë globalë.RR
Qetësinë e kryeqytetit e prishën një javë më parë, të shtënat me armë, që lanë të vdekur një person. Pak orë para mesnatës, Hajvalia u trondit nga krismat, ku Muhamet Matoshi mbeti i vrarë. Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës, kishte deklaruar se i dyshuari është Xhemajl Nuhiu, i cili sot bënë
Një serb është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. Siç njoftoi Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe po hetohet për krime të kryera më 6 prill 1999, në komunën e Vushtrrisë, rajoni i Mitrovicës.
Heqja e tarifës prej 10 për qind për mallrat që importohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vlerësuar nga njohës të ekonomisë si mundësi për tërheqjen e investimeve amerikane. Ekspertja e tregtisë ndërkombëtare, Sytrime Dervisholli, thotë se, që kjo të stimulohet, Qeveria duhet t’i kthehet edhe iniciativës për themelimin e zonës së
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka reaguar për situatën e krijuar pas vendimit të Zyrës të Rregullatorit për Energji (ZRrE) dhe veprimeve të ndërmarra nga KEDS për ndërprerjen masive të furnizimit me energji elektrike ndaj bizneseve. Sipas G7 ky proces, i zbatuar në mënyrë të menjëhershme, shpeshherë në prani të