• Thu. Oct 16th, 2025

Një puntor bie në kontakt me rrymën në Gjilan, dërgohet në QKUK

Bykfvanews

Aug 18, 2025

 

 

Gjatë ditës së sotme një person është lënduar, pasiqë gjatë punës dyshohet se ka rënë në kontakt aksidentalisht me energjinë elektrike në Gjilan.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në QKUK.

“Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë, sot me 18.08.2025 rreth orës 12:03 , se një  puntor i një Kompanie  private të Gjilanit është lënduar, ai gjatë punës,  dyshohet se ka rënë në kontakt aksidentalisht me energjinë elektrike.

Në vendin e ngjarjes  ka dalur fillimisht një patrullë e policisë së Kosovës dhe më pastaj gjithashtu njesite relevante, zjarrefiksat,kedsi dhe mjekët nga emergjenca rajonale, për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës.

Sipas hetimeve të para i lënduari me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal këtu në Gjilan. Pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Univerzitare në Prishtinë. Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili e ka urdhëruar policinën  Kosovës ti hetoj rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka thënë Hashani./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *