Një javë nga vrasja në Hajvali, i dyshuari ende në arrati

 

 

Qetësinë e kryeqytetit e prishën një javë më parë, të shtënat me armë, që lanë të vdekur një person.

Pak orë para mesnatës, Hajvalia u trondit nga krismat, ku Muhamet Matoshi mbeti i vrarë.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës, kishte deklaruar se i dyshuari është Xhemajl Nuhiu, i cili sot bënë 7 ditë që gjendet në arrati. Poashtu, Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të Xhemajl Nuhiut, si të dyshuar për vrasjen e Matoshit.

Përmes një postimi në Facebook, policia kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com ose në numrin 192”, shkruan në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…