Ndalohet një automjet në Kamenicë, gjenden 1500 kg speca që dyshohen se u kontrabanduan nga Serbia

 

 

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në fshatin Lisock të Kamenicës, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur 1500 kg speca që dyshohen se janë kontrabanduar nga Serbia.

Malli është konfiskuar dhe dorëzuar në Doganën e Kosovës.

“Më datën 17.08.2025 njësitet policore nga DRPK-Lindje SPMK–Muqivërcë, pas sigurimit të informatave operative rreth dyshimeve për kontrabandë, nga territori i Republikës së Serbisë në drejtim të Republikës së Kosovës, kanë ndërmarrë veprime taktike, me ç’rast njësitë policore kanë ndaluar tentativën për kontrabandë të automjetit të dyshuar me targa vendore në fshatin Lisock- Kamenicë. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur sasi e specave prej 1500 kg, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti, ndërsa malli i konfiskuar është dorëzuar në Doganën e Kosovës. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, veçanërisht kontrabandës”, ka njoftuar Policia, përcjell KFVA.

E në një rast tjetër është ndaluar një automjet në zonën rreth vijës kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në veturë i janë gjetur tekstil, pajisje elektronike, veshmbathje sportive dhe bizhuteri që dyshohen se u transportuan kundërligjshëm nga Maqedonia e Veriut në territor të Kosovës.

“Më datën 17.08.2025 Njësia e Taskforcës – Lindje, e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës, ka trajtuar informacionet se rreth zonës kufitare ndërmjet RMV–RKS një automjet i dyshuar me targa vendore po transportonte mall të kontrabanduar, ku njësitet e angazhuara policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat automjeti i dyshuar është ndaluar.  Gjatë kontrollit të automjetit pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, është hasur sasi e mallrave si: tekstil, pajisje elektronike, veshmbathje sportive, bizhuteri etj., të cilat ishin transportuar në mënyrë të kundërligjshme nga RMV në drejtim të Kosovës dhe të cilat nuk kishin dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin personi i dyshuar, së bashku me automjetin dhe mallrat janë shoqëruar në terminalin doganor përkatës, vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet mbi 2,000 (dy mijë) euro, të cilat janë sekuestruar dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente të Doganës së Kosovës”, ka njoftuar Policia.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…