Kushtetuesja: Avni Dehari tejkaloi kompetencat formale dhe solemne me veprimet e përsëritura për mbajtur seancën

 

 

Gjykata Kushtetuese sot e ka publikuar aktgjykimin e plotë në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pas publikimit të tij, nis edhe rrjedhja e afatit 30 ditor për formimin e Parlamentit.

Kushtetuesja thekson shkeljet e kryesuesit Avni Dehari, me veprimet e tij të përsëritura.

Sqarimi bëhet në pikën e 126-të.

“126. Në vijim të elaborimit, Gjykata vëren se në seancat e mbajtura për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 (tridhjetë) ditor pas hyrjes në fuqi të Aktgjykimit në rastin KO124/25, përkatësisht nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 nuk është arritur që të votohet kandidati/tja për Kryetar të Kuvendit. Për pasojë, Gjykata vlerëson që veprimet e përsëritura të Kryesuesit për të zhvilluar dhe bashkërenduar mbajtjen e Seancës Konstituive në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, përbëjnë tejkalim të kompetencave formale dhe solemne të ndërlidhura me rendin e ditës së Seancës Konstituive, e cila njëherësh ka pasur për pasojë moskonstituimin e Kuvendit sipas përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 66, në ndërlidhje me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…