Juventusi në gjah: Çmimi i Zhegrovës, rast i artë nga Lille!

 

 

Juventusi vazhdon të jetë aktiv në tregun e transferimeve pak ditë para fillimit të sezonit të ri të Serie A, ku do të debutojë kundër Parmës. 

Në orët e fundit, drejtuesit bardhezi kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Edon Zhegrovës, anësorit të djathtë të Lille, i cili ka shkëlqyer sezonin e kaluar kundër vetë “Zonjës së Vjetër” në Ligën e Kampionëve.  Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë kësaj vere, pasi ka mbetur me vetëm një vit kontratë dhe ka refuzuar rinovimin, duke kërkuar një kapitull të ri në karrierë.

Klubi francez, që tashmë ka humbur Jonathan David pa asnjë përfitim financiar, nuk dëshiron të përsërisë të njëjtin gabim dhe është i gatshëm ta shesë 26-vjeçarin.

Olympique Marseille ka shfaqur interes të fortë ditët e fundit dhe ka paraqitur një ofertë të rëndësishme, por pa arritur marrëveshje me Lille.

Sipas Corriere dello Sport, kërkesa e klubit francez për kartonin e Zhegrovës është mes 15 dhe 20 milionë euro, një shifër jo e vogël për një lojtar që është në përfundim të kontratës.

Gjithsesi, kjo shifër po shikohet e përballueshme për Juventusin, sidomos duke pasur parasysh se paga e tij aktuale është pak mbi një milion euro në vit.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…