Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se që nga paslufta si ky vit asnjë tjetër s’është pritur me kaq shumë sfida e me pikëpyetje të shumta.

Jasharaj thotë se edhe ky vit do të nis me mungesën e teksteve shkollore dhe se procesi i tërheqjes së parave dhe blerjes së teksteve do të zgjas.

“Partia që doli e para e ka lënë Kosovën për kaq muaj pa insititucione, situata në arsim , por edhe në sektorët tjerë kurrë nuk ka qenë më e keqe në gjithë këto vitetet e pasluftës sepse nuk kemi me kë të bisedojmë para fillimit të vitit të ri shkollor e as kujt t’i adresojmë kërkesat legjitime të anëtrësisë me dialog , apo me protesta e greva”, shkruan ai mes tjerash.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Në vitet e pasluftës kurrë me keq se tani

Në këto vitetet e pasluftës as një vit shkollor nuk është pritur me kaq sfida e pikëpyetje të shumta. Nga një anë problem sa bjeshka është çështja e teksteve shkollore sepse Ministrja dhe të tjerët në shkuarje e mbajten inatin dhe vazhduan me vendimin e keq lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore dhe me shpërndarjen e tyre nëpër librari atje ku ka.

Bazuar në përvojën e dy viteve të kuara me siguri edhe ky vit shkollor do të nis me mungesë të tekstve shkollore dhe ky procesi i terheqjes së parave dhe blerjes së teksteve do të zgjas, siç ndodhi dy herave tjera, sepaku një muaj. Nga ana tjetër kur jemi dy javë para fillimit të vitit të ri shkollor do theksuar se nuk është problem vetëm gabimi i ripërseritur te MASHTI-t për tekstet shkollore, por shtrohet edhe çështja e këkresave legjitime të anëtarësisë së SBASHK-ut, që kanë pritur me muaj formimin e inistitucioneve për t’i adresuar ato e për t’i zgjedhur me dialog, të cilin nuk e ka dashur për 4 vite me radhë Kurti dhe qeveria e tij. Por, në ato 4 vite gjendja ka qenë më e qartë sepse kemi pasur kujt t’i drejtohemi për dialog, por edhe kujt t’i adresojmë publikisht kërkesat përmes protestave e grevave. Por, tani kur partia që doli e para e ka lënë Kosovën për kaq muaj pa insititucione, situata në arsim , por edhe në sektorët tjerë kurrë nuk ka qenë më e keqe në gjithë këto vitetet e pasluftës sepse nuk kemi me kë të bisedojmë para fillimit të vitit të ri shkollor e as kujt t’i adresojmë kërkesat legjitime të anëtrësisë me dialog , apo me protesta e greva.

E situata nuk është hiç e mirë sepse katër vitet e qeverisë Kurti dhe ky vazhdim me qeveri në detyrë kanë bërë që tani të jemi shumë më keq se kolegët tanë në Shqipëri, Maqedoni a Mal të Zi e mos të bëjmë krahasime me Evropërn. Dikur ne lavdëroheshim para tyre me pagat, me Kontratën Kolektive e me dialogun e sinqertë me Qeverinë, kurse tani si të lavdërohemi kur punëtori arsimor në Shqipëri ka pagë për 300 euro më të lartë se punëtori arsimor në Kosovë. E pse është kështu fajin e kanë Kurti e Murati që talleshin herë me koeficientët e herë me vlerën e tyre.

Tani në Kosovë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të lutemi që të formohen inistitucionet dhe Qeveria, por jo si ajo në shkuarje, që ishte kundër dialogut dhe u kishte shpallur luftë sindikatave dhe jo vetëm.

Eh, kush do të thoshte se do të vij një ditë në Kosovë kur as nuk ke me kë flet e as kujt t’i adresh kërkesat me protesta e greva. Keq, qe besa keq.

Related Posts