Gjendet i varur në rrethoja të shtëpisë një person në Zveçan

 

 

Policia e Kosovës po e heton një vdekje të dyshimtë, të zbuluar në mëngjesin e së hënës në Zveçan.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, D.F., 77-vjeçar, u gjet i varur në rrethoja metali të shtëpisë, pa shenja jete, në rrugën “Mbreti Petar” në Zveçan.

“Me datën 18.08.2025, rreth orës 06:30, policia në Zveçan ka pranuar një informacion për një person që dyshohej se ishte pa shenja jete në rrugën “Mbreti Petar”, në Zveçan. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se personi me inicialet D.F., 77 vjeç, ishte gjetur i varur në disa rrethoja metali (grila) të cilat shërbenin si rrethoj e një shtëpie”, thuhet në njoftim.

“Në lidhje me rastin, stafi mjekësor emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet përkatës policore janë duke hetuar rrethanat e vdekjes”.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, përfundon njoftimi. / KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…