by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

13 persona janë kapur në flagrancë duke luajtur bixhoz në Isniq të Deçanit, pas një aksioni të kryer nga Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Gazeta ka qëndruar sot në vendin e ngjarjes, prej ku ka raportuar se në objekt janë hasur edhe fëmijë.
Detaje rreth aksionit ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. Ai bëri me dije se rasti është iniciuar nga Kryeprokurorja.
“…pas mesnatës bashkë me Policinë e Kosovës kemi shkuar për ta ekzekutuar këtë aksion ku kemi kapur disa persona në flagrancë, duke zhvilluar aktivitete ilegale, kryesisht organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm. Gjatë këtij aksioni, janë arrestuar 13 persona, të cilët me urdhër të Kryeprokurorit të Shtetit, janë dërguar fillimisht në ndalim 48 orësh. Sot gjatë ditës Prokurori ka hartuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, ka deklaruar Nikçi.
Gjatë aksioni janë sekuestruar 17 mijë euro, armë zjarri dhe armë të ftohtë, përfshirë shufra metalike dhe thika.
“Secila veturë e dyshuar natën kritike është bastisur”, ka deklaruar Nikçi.
Mosha e të përfshirëve, Nikçi tha se fillon nga 25 deri në 40 vjet.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina