“Ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë” – Trump thotë se është ‘nder’ të presë udhëheqësit evropianë

 

 

Donald Trump ka postuar në rrjete sociale së fundmi duke e quajtur ditën e sotme një “ditë të madhe në Shtëpinë e Bardhë”.

“Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë”, shkroi ai në Truth Social.

“Një nder i madh për Amerikën!!!! Le të shohim se cilat do të jenë rezultatet???”

Ndërkohë, Agjencia Ukrinform raporton se Volodymyr Zelensky po takohet me të dërguarin e SHBA-së Keith Kellogg në Uashington përpara bisedimeve të tij me Trumpin.

“Ne të gjithë duam njësoj ta përfundojmë këtë luftë shpejt dhe me besueshmëri”, tha Zelensky para takimit, duke shtuar se paqja duhet të jetë e qëndrueshme.

“Jo siç ishte vite më parë, kur Ukraina u detyrua të hiqte dorë nga Krimea dhe një pjesë e Donbasit, dhe Putini thjesht e përdori atë si një trampolinë për një sulm të ri. Apo kur Ukrainës iu dhanë ‘garanci sigurie’ të supozuara në vitin 1994, të cilat nuk funksionuan”, shtoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…