‘Bllokohet’ Miloti, kolona mbi 30 kilometërshe nga fluksi i madh i veturave nga Kosova drejt bregdetit

 

 

Qindra vetura nga Kosova kanë vërshuar drejt bregdetit shqiptar sot duke shkaktuar kolona të gjata në aksin rrugor Morinë–Milot.

Si pasojë e fluksit të madh, lëvizja është ngadalësuar ndjeshëm, sidomos në segmentin Rubik–Milot, ku kolonat janë raportuar të shtrihen mbi 30 kilometra, shkruan Telegrafi, përcjell KFVA.

Sipas dëshmive të qytetarëve, situata është bërë veçanërisht e vështirë në afërsi të kryqëzimit të Milotit.

“Kolona në Rrugën e Kombit në drejtim të Shqipërisë është aq e gjatë, sa e ka bllokuar pothuajse tërësisht udhëkryqin Milot–Lezhë dhe Milot–Tiranë”, ka deklaruar një udhëtar.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…