Arrestimi i 13 personave në Isniq të Deçanit, Prokuroria pritet të parashtroj kërkesën për paraburgim

 

 

13 persona u arrestuan të dielën në Isniq të Deçanit gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë.

Gjatë këtij aksioni, që u udhëhoq nga kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj, autoritetet sekuestruan rreth 17 mijë euro, një armë zjarri, shufra metalike, thika, si dhe prova materiale shtesë që lidhen me veprën penale të dyshuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bëri të ditur se ndaj të arrestuarve pritet të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 13 personave që janë arrestuar dhe ndaluar”, tha Nikçi për Telegrafin.

Ai po ashtu njoftoi se tashmë është marrë vendim për hapjen e hetimeve për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, ndërsa provat e sekuestruara do të përdoren në procedurën penale.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…