Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Bisedimet në Alaskë mes Donald Trump dhe Vladimir Putinit u mbyllën pa marrëveshje konkrete për armëpushim, por pas kuintave mësohet se kërkesat e presidentit rus kanë qenë të forta. BBC raporton se Vladimir Putin i ka propozuar homologut të tij amerikan, Donald Trump, dorëzimin dhe kontrollin të plotë të rajonit lindor të Donetskut nga Ukraina, i cili është 70% i pushtuar nga Rusia.

Sipas mediave, Putini në këmbim do të pranonte që vijat e frontit të ndaleshin dhe të mos përparonin më tej brenda territorit ukrainas. Ndërkohë që kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump thuhet se ia tha Volodymyr Zelenskyt ofertën në një telefonatë pas samitit të Alaskës. Sado e pakëndshme që është për Kievin, çështja e territorit është një pikë thelbësore negociuese në këto përpjekje paqeje.

Është e vështirë të imagjinohet që Zelensky të dorëzojë qytete të mëdha  pasi i ka mbrojtur me sukses për kaq shumë kohë. Kjo do të kërkonte gjithashtu miratimin e parlamentit të Ukrainës.

Related Posts