Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Pejës, ka ndërmarrë një aksion gjatë natës në fshatin Isniq të Deçanit, ku ka arrestuar 13 persona nën dyshimin për organizim të skemave piramidale të bixhozit të paligjshëm dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.
Operacioni është kryer më 17 gusht 2025, rreth orës 01:00, pas ekzekutimit të urdhrit të kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Pejës.
Në flagrancë janë kapur duke luajtur bixhoz: • Asim Osdautaj rreth 38-vjeçar • Gani Neziraj rreth 41-vjeçar • Arlent Shala rreth 48-vjeçar • Kushtrim Dukaj rreth 35-vjeçar • Hysen Rabushaj rreth 52-vjeçar • Mendim Kukleci rreth 33-vjeçar • Petrit Avdimetaj rreth 30-vjeçar • Endrit Berisha rreth 30-vjeçar • Arsim Januzaj rreth 37-vjeçar • Rame Bajramaj rreth 49-vjeçar • Hysen Binakaj rreth 33-vjeçar • Florent Mushkolaj rreth 33-vjeçar • Florian Haziraj rreth 35-vjeçar.
Sipas burimeve, njërit prej të dyshuarve gjatë kontrollit i është gjetur armë në automjetin e tij. Nga lokali dhe trupat e të dyshuarve janë konfiskuar shuma të ndryshme parash.
Me urdhër të Prokurorit, të gjithë të arrestuarit janë dërguar në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë

