“Gënjeshtra të turpshme”, Zakharova sulmon Macron: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

 

 

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha pas takimit virtual të liderëve të BE-së me Zelenskin se Rusia gjoja po i ofronte Ukrainës kapitullim, dhe jo paqe.

Zakharova i quajti fjalët e udhëheqësit francez gënjeshtra dhe akuzoi Parisin se po e shtyn Kievin drejt shkatërrimit.

Çfarë gënjeshtre e paturpshme! Rusia ka propozuar një zgjidhje paqësore për krizën e brendshme ukrainase për shtatë vjet brenda kuadrit të marrëveshjeve të Minskut!“, shkroi Zakharova.

Ajo nw vijim i kujtoi Macron se ishin politikanët francezë ata që “i shtynë mercenarët ukrainas të organizonin “Maidanin” dhe të kryenin grushte shteti”, duke minuar paqen dhe sigurinë.

Zakharova citoi fjalët e ish-Presidentit francez Francois Hollande, i cili në vitin 2023 pranoi drejtpërdrejt se marrëveshjet e Minskut ishin të nevojshme vetëm për t’i “dhënë Ukrainës kohë për të rritur gatishmërinë e saj luftarake“.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, kapitullimi aktual i Ukrainës u propozua nga ata që për vite me radhë i ngulitën Kievit iluzionin e “fitores në fushën e betejës”, duke e kuptuar plotësisht se kjo ishte e pamundur.

Në fund të mesazhit të saj, ajo përmendi fajtorin kryesor të këtij procesi: “Midis tyre, para së gjithash, vetë Macroni“.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…