Kosovë Lajme

Biznesmeni mitrovicas që dikur përkrahte PDK’në sot i “vardiset” Sveçlës e Atiqit

 

 

Biznesmeni mitrovicas, Lindrit Misini, më herët ofronte mbështetje për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) përgjatë zgjedhjeve të kaluara. Megjithatë, ai në një fotografi të fundit është parë goxha i afërt me akterë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta ka publikuar fotografi që dëshmojnë afërsinë e Misinit me Xhelal Sveçlën e Erden Atiqin, foto këto të realizuara përgjatë streetballit në Mitrovicën e Veriut.