Arrestohet një person në Merdare, dyshohet për krime lufte ndaj popullsisë civile në Vushtrri gjatë luftës së fundit

 

 

Nën dyshimet për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S.

“Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arrestuar S.S., në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë në Merdare, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë.

“Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.S do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, përfundon njoftim

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…