Aksident në rrugën Dragash – Prizren, ka të lënduar

 

 

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën Dragash – Prizren. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar për KOHËN, se rruga ka qenë përkohësisht e mbyllur, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në këtë aksident.

“Sot më datë 17.08.2025, rreth orës 18:20, në rrugën Dragash-Prizren është raportuar një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka liruar rrugën”, ka njoftuar Bytyqi

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…