by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Këshilli Evropian ka publikuar një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministri polak, Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Deklarata është lëshuar pas takimit ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin në Alaskë, nga i cili nuk u arrit asnjë marrëveshje për armëpushim apo paqe.
Në deklaratë thuhet se “liderët evropianë i mirëpresin përpjekjet e Trumpit për t’i ndalur vrasjet në Ukrainë, për t’i dhënë fund agresionit të Rusisë dhe për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Në deklaratë thuhet se ashtu siç ka thënë vetë presidenti Trump, “nuk ka marrëveshje derisa të ketë marrëveshje”, dhe se hapi i ardhshëm duhet të jetë zhvillimi i bisedimeve të mëtejshme, me përfshirjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin Trumpi do ta takojë të hënën në Shtëpinë e Bardhë.
Liderët evropianë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me Trumpin dhe Zelenskyn drejt një samiti trepalësh, ku do të marrë pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Ata kanë theksuar se Ukraina duhet të ketë garanci të forta dhe të pakundërshtueshme të sigurisë për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial në mënyrë efektive.
Njëkohësisht në deklaratë janë mbështetur edhe komentet e mëhershme të Trumpit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën.
Deklarata e Këshillit Evropian e ka qartësuar se nuk duhet të vendosen kurrfarë kufizimesh mbi forcat e armatosura të Ukrainës apo mbi aftësinë e saj për të bashkëpunuar me vendet e treta.
“Rusia nuk mund të ketë të drejtë vetoje mbi anëtarësimin e Ukrainës drejt Bashkimit Evropian apo NATO-s. Ukraina është ajo që duhet të marrë vendime për territorin e saj, dhe kufijtë ndërkombëtarë nuk mund dhe nuk duhet të ndryshohen me force”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Më tej, deklarata ka ritheksuar se mbështetja ndaj Ukrainës do të vazhdojë.
“Shtetet evropiane janë të vendosura të bëjnë më shumë për ta mbajtur Ukrainën të fortë dhe të qëndrueshme, me synimin për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të ndërtuar një paqe që të jetë njëkohësisht e drejtë dhe afatgjatë. Për aq kohë sa vrasjet dhe luftimet në Ukrainë vazhdojnë, vendet evropiane shprehen të gatshme të vazhdojnë të mbajnë presionin mbi Rusinë”, thuhet më tutje.
Udhëheqësit evropianë do të vijojnë forcimin e sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike më të gjera, me qëllimin për të ushtruar më shumë trysni ndaj ekonomisë ruse të luftës, derisa të arrihet paqja e drejtë dhe e qëndrueshme.
Në fund, deklarata garanton se Ukraina mund të llogarisë në solidaritetin e palëkundur të Evropës, teksa të gjithë punojnë për një paqe që mbron interesat jetike të sigurisë së Ukrainës dhe të vetë kontinentit evropian.
Një zi buke është konfirmuar zyrtarisht në Qytetin e Gazës dhe lagjet përreth nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC). Sipas mediave të huaja, sistemi i mbështetur nga OKB-ja dhe i njohur globalisht për klasifikimin e pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes ka deklaruar vetëm katër raste të tjera urie që nga
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka akuzuar partitë parlamentare PDK, LDK dhe AAK se po e mbajnë peng konstituimin e Kuvendit për ta penguar ardhjen e Qeverisë Kurti 3. Haxhiu i quajti “opozitë të çoroditur” këto parti, duke i akuzuar se po bëjnë çmos për ta penguar konstituimin e Kuvendit. “Ju kujtohet që
Deputetja e VV’së, Donika Gërvalla, ka folur rreth mospjesëmarrjes në votim të deputetes tjetër të kësaj partie, Shqipe Selimit, në seancën kur emri i saj u hodh në votim për Kryeparlamentare. Gërvalla tha se nuk ka pasur debat në grupin e VV’së rreth kandidimit të saj, teksa vendimin e saj për të mos
Deputeti i LDK`së Krenar Xhaferi ka thënë se asnjëherë nuk ka votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot kundër Hekuran Muratit. Për këtë ai ka thënë se ka disa arsye. Reagimi i plotë: Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me