by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një ditë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në një hotel në Alaskë, janë gjetur tetë faqe dokumente në një printer që raportohet të jenë harruar nga pala amerikane.
Siç raporton mediumi NPR, dokumentet përmbanin vendndodhjet e sakta dhe oraret e takimeve të samitit por edhe numrat e telefonit të punonjësve të qeverisë amerikane.
Dokumentet thuhet se u gjeten nga tre mysafirë të hotelit, teksa faqja e parë e dokumenteve përfshinte emrat specifikë të dhomave brenda bazës në Anchorage ku janë mbajtur takimet e po ashtu tregonte se Trumpi kishte ndërmend t’i jepte Putinit një dhuratë ceremoniale, “Statujë tavoline me shqiponjën amerikane”.
Faqet 2 deri në 5 të dokumenteve listonin emrat dhe numrat e telefonit të tre anëtarëve të stafit amerikan, si dhe emrat e 13 liderëve shtetërorë amerikanë dhe rusë. Lista përmbante udhëzime fonetike për shqiptimin e të gjithë burrave rusë që priteshin në samit, duke përfshirë “Zoti President POO-tihn”, shkruan NPR, transmeton KFVA
Ndërsa faqet 6 dhe 7 të dokumenteve përshkruanin se si do të shërbehej dreka në samit dhe për kë. Një menu e përfshirë në dokument tregonte se dreka do të mbahej “në nder të ekselencës së tij Vladimir Putin”.
Një plan vendosjeje tregonte se Putini dhe Trumpi do të uleshin përballë njëri-tjetrit gjatë drekës. Trump do të ishte i shoqëruar nga gjashtë zyrtarë: Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Shefja e Stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles në të djathtën e tij, Sekretari i Thesarit Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick dhe i Dërguari Special për Misionet e Paqes Steve Witkoff në të majtën e tij.
Kurse, sipas dokumenteve, Putini do të ulej menjëherë pranë Ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov, dhe Ndihmës së Presidentit për Politikën e Jashtme, Yuri Ushakov.
Më 15 gusht 2025, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska, për bisedime me rëndësi të lartë të përqendruara në luftën në Ukrainë. Ndërsa Trump fluturoi për në JBER në bordin e Air Force One, Putin mbërriti në Alaska në
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat tashmë kanë ardhur në Kosovë. Sipas tij, këto mjete ishin kontraktuar në prill të vitit 2024, ndërsa pagesa për to u ekzekutua në qershor të
Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani ka treguar se lëndimet e personave janë të lehta. “Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend. AME pohon se prej tyre, 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 46 janë lokalizuar. “Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, thuhet në njoftim. Agjencia u