by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Nga shoqëria civile kritikojnë partitë se s’po i japin hapësirë grave, ani pse, sipas tyre, gratë janë treguar të suksesshme në qeverisje. Sociologë ndërkaq, thonë se numri i vogël i kandidateve për kryetare ndërlidhet me patriarkatin dhe besimin e liderëve në gra.
Mimoza Kusari-Lila është e para dhe e vetmja kryetare grua që për një mandat i priu komunës së Gjakovës. Në këtë komunë, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nuk ka asnjë grua kandidate për kryetare.
Në komunën fqinje të Gjakovës, në Pejë, PDK ka propozuar për kryetare Arta Nallbanin, për Kamenicë Jona Arifi, e për Mitrovicën e Veriut, Flutura Hamzën.
Në mesin e 19 kandidateve për kryetar, AAK ka propozuar dy gra, Xhemile Muratin në Ferizaj dhe Vildane Latifin në Fushë Kosovë.
LDK, në mesin e 28 kandidatëve për kryetar të komunave e ka vetëm një grua. Ariana Hasani është propozuar për komunën e Zubin Potokut. Nga kjo parti nuk kanë treguar se pse nuk kanë më shumë kandidate gra.
Për Radio Kosovën nuk kthyen përgjigje as nga Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me atë se a kanë propozuar gra kandidate për kryetare të komunës. Burime nga kjo parti thonë se nuk propozuar asnjë grua për të drejtuar ndonjë komunë të Kosovës.
Partia socialdemokrate, e cila është jo parlamentare, ka kandiduar dy gra për kryetare të komunave. Për Deçan, Natyra Kuqin, ndërsa besimin për të drejtuar kryeqytetin ia kanë dhënë Besa Shahinit.
Numri i vogël i kandidateve për kryetare është vijimësi e trendëve të zakonshme negative të mos përfshirjes së njëmendët të grave për nivelin lokal, thotë për Radio Kosovën, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë që monitoron proceset zgjedhore.
“ Subjektet politike nuk u kanë ofruar as hapësirën minimale grave të garojnë në zgjedhje. Në radhë të parë edhe në mungesë të një sanksionimi ligjor ose për më keq është kandidimi nëpër komuna ku partitë në fjalë kanë minimalisht gjasa për të fituar. Është tregues që subjektet politike ende vijojnë të mos e marrin seriozisht përfaqësimin gjinor”, tha ai.
Numrin e vogël të kandidateve për kryetare, sociologia Bukurije Rrustemi e ndërlidh me patriarkatin dhe besimin e liderëve në gra.“ Shoqëria jonë nuk është e emancipuar në atë mënyrë dhe nuk e sheh gruan si të aftë për me udhëhequr. Shoqëria nuk e voton një grua kandidate, sepse sheh që udhëheqja më e mirë mund të vije prej një burri. Gratë nuk kanë përkrahjen e mjaftueshme prej familjes, por edhe nga liderët politik. Po ashtu, sfidë për to është edhe mundësia financiare për promovim”, tha ajo.
Ndërsa, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se vendi ka nevojë për më shumë përfshirje të grave në politikë e udhëheqje.
“Ne e dimë nga raporte të ndryshme që gratë janë vlerësuar dhe kanë treguar performancë të mirë në qeverisje, kur kanë pasur rastin dhe kjo do të duhej të përkthehej edhe në nivel lokal e të ketë më shumë përfaqësim. Por, fatkeqësisht kjo nuk po ndodh”, tha ai.
Edhe për asamble komunale numri i kandidateve gra është i vogël, dhe rrallë ndodhë të tejkalohet kuota e detyruar ligjore prej 30%./
Një ditë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në një hotel në Alaskë, janë gjetur tetë faqe dokumente në një printer që raportohet të jenë harruar nga pala amerikane. Siç raporton mediumi NPR, dokumentet përmbanin vendndodhjet e sakta dhe oraret e takimeve të samitit por edhe numrat
Më 15 gusht 2025, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska, për bisedime me rëndësi të lartë të përqendruara në luftën në Ukrainë. Ndërsa Trump fluturoi për në JBER në bordin e Air Force One, Putin mbërriti në Alaska në
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat tashmë kanë ardhur në Kosovë. Sipas tij, këto mjete ishin kontraktuar në prill të vitit 2024, ndërsa pagesa për to u ekzekutua në qershor të
Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani ka treguar se lëndimet e personave janë të lehta. “Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë