Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se situata si pasojë e zjarreve në zonën e Fushë Arrëzit është përmirësuar ndjeshëm.

Ministri ka falenderuar trupat e zjarrfikësve, por edhe të FA, që me ndihmën e 3 helikopterëve kanë bërë të mundur vendosjen në kontroll të flakëve.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, shkruan ministri. (

Related Posts

  •     Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend. AME pohon se prej tyre, 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 46 janë lokalizuar. “Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, thuhet në njoftim. Agjencia u

  •     Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Devë të Gjakovës. Si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka mbetur i vdekur. Lajmin e  ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. “Sot, rreth orës 13:40, është raportuar për një aksident trafiku

  •     I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Nga shoqëria civile kritikojnë partitë se s’po i japin hapësirë grave, ani pse, sipas tyre, gratë janë treguar të suksesshme në qeverisje. Sociologë ndërkaq, thonë se numri i vogël i kandidateve

  •     Me vransira kalimtare e intervale me diell parashihet moti ditën e shtunë në vend. Pasdite më vonë zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima, priten përreth zonave malore. Temperaturat minimale zbresin në 16C deri 19C. Maksimalet gjatë ditës 32C deri 35C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-11m/s. Të dielen orëve