Moment emocionues në stadiumin e Wolves, tifozët shfaqin një baner për Diogo Jotan

 

 

Skuadra e Wolves është duke luajtur ndeshjen e parë të sezonit të ri në shtëpi ndaj Manchester Cityt.

Para ndeshjes, u mbajt një minut heshtje për Diogo Jotan, futbollistin që ndërroi jetë javë më parë për shkak të një aksidenti me makinë.

“Ne do të mbajmë në mend, kur ju ecni në fushën me ari”, ishte shkrimi në banerin gjigant të shfaqur nga tifozët e Wolves.

Në tribuna ishte i pranishëm edhe Ruben Neves, i cili udhëtoi nga Arabia Saudite vetëm për të qenë në stadium, te ish-skuadra për ish-shokun e tij që ndërroi jetë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…