Largohet përmendorja e Isuf Celajt në Vuthaj, nipi e quan akt barbar

 

 

Heqja e përmendores së luftëtarit të të drejtave të shqiptarëve, Isuf Celaj, në Vuthaj të Malit të Zi, ka ngjallur reagime.

Nipi i tij, Gzim Cecaj,  përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar këtë veprim si një akt barbar dhe goditje të rëndë ndaj kujtesës historike dhe dinjitetit të shqiptarëve.

“Ky veprim përfaqëson një goditje të rëndë ndaj kujtesës historike, dinjitetit të komunitetit shqiptar dhe vlerave të bashkëjetesës demokratike.Isuf Celaj nuk ishte as kriminel, as figurë që nxit ndasi etnike. Përkundrazi, ai ishte një mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, një zë i arsyes dhe i drejtësisë, i cili në momente të vështira ka treguar guxim dhe humanizëm, duke mbrojtur edhe qytetarë të etnive tjera nga padrejtësitë”, ka shkruar ai.

Sipas tij “Heqja e përmendores së tij është një akt barbar, që flet për një qasje të rrezikshme dhe antidemokratike të autoriteteve malazeze ndaj historisë dhe kontributit të shqiptarëve në këtë rajon”.

Celaj iu ka bërë thirrje institutcioneve ndërkombëtare të dënojnë këtë akt.

“U bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare, organizatave për të drejtat e njeriut dhe opinionit publik që të dënojnë këtë akt dhe të mbështesin përpjekjet tona për drejtësi dhe respekt ndaj historisë sonë.Isuf Celaj jeton në kujtesën tonë. Përmendorja mund të hiqet, por ideali i tij nuk shuhet” ,ka shkruar ai.

Reagimi i plotë :

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…