Aspak për t’u çuditur nga Mefi i VV’së, thotë se opozitës po i djeg që FSK-ja po fuqizohet me armatim

 

 

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka vazhduar avazin e tij që e bën më së miri, për të sulmuar mediat dhe opozitën përmes postimeve në Facebook.

Së fundmi Mefi i VV’së ka shkruar për transferimin e 50 autoblindave nga SHBA-të për FSK-në, e ku ka hedhur baltë mbi mediat dhe opozitën, kinse se kujt i takon merita për këtë.

Mefi siç duket ka harruar se shefi i tij, Albin Kurti në të kaluarën as nuk besonte se Kosova do të kishte ushtri, teksa sot, deputeti në fjalë tenton të marrë merita për transferimin e 50 autoblindave për FSK-në nga SHBA-të.

“E vërteta është një, FSK-ja sot po fuqizohet me armatim serioz, dhe kjo i djeg opozitës dhe sejmenëve te tyre medial më shumë se gjithçka tjetër”, shkroi Mefi i VV’së.

Postimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…