by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Samiti i shumëpritur midis Presidentit të SHBA-së Trump dhe udhëheqësit të Kremlinit Putin përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Në konferencën për shtyp Trumpi ia dha fjalën fillimisht Putinit.
Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema kryesore e takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin ishte përfundimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Po me sa duket nga takimi nuk ka ndonjë rezultat konkret. Pas samitit të tyre në Alaskë Trump dhe Putin thanë se bisedimet e tyre kishin qenë pozitive. Presidentit rus Vladimir Putin tha gjatë një deklarate për shtyp, ku atij iu dha fjala si i pari, se bisedimet kishin qenë konstruktive dhe të pasura në përmbajtje. “Ne krijuam kontakte të mira, të drejtpërdrejta me zotin Trump.” – tha Putini.
Putini e falënderoi Trumpin për përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktin me Ukrainën. Ai tha se qe biseduar për marrëveshje, të cilat mund të shërbejnë si pikënisje për një zgjidhje të konfliktit të Ukrainës, por nuk dha detaje.
“Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”
Edhe Trumpi e vlerësoi atmosferën e bisedimeve – por dhe ai nuk tha ndonjë gjë konkrete. “Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe ramë dakord për shumë pika. Të hapura kanë mbetur shumë pak. Disa nuk janë aq të rëndësishme. Njëra mund të jetë më e rëndësishmja, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur qëllimin tonë. Nuk jemi ende atje, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur atje.” tha Trump duke shtuar: “Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje.”
Trump njoftoi se do të flasë në telefon me NATO-n dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski. Pas deklaratave të bëra nga të dy presidentët nuk u lejuan pyetje nga shtypi.
Pas takimit Trumpi dha një intervistë për Fox News. Ai theksoi se Ukrainaduhet të bjerë dakord për një marrëveshje të mundshme me Rusinë dhe e këshilloi Zelenskin: “Bëjeni marrëveshjen. Ju duhet ta bëni marrëveshjen”. Rusia, tha ai, është një “fuqi shumë e madhe”, ndërsa Ukraina jo. Nuk është e qartë nëse Trump kishte folur në telefon me Zelenskyn përpara intervistës.
Ischinger: Samiti i Alaskës qe fitore 1:0 për Putinin
Samiti i Alaskës midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin ishte një fitore e qartë për Putinin, mendon ish-kryetari i Konferencës së Mynihut për Sigurinë, Wolfgang Ischinger.
“Alaska: Putini mori tapetin e kuq me Trumpin, Trumpi asgjë,” shkroi Ischinger në platfformën X.
“Sikurse kishim frikë: pa armëpushim, pa paqe. Pa përparim të vërtetë – shumë qartë 1:0 për Putinin – jo sanksione të reja. Për ukrainasit: asgjë. Për Evropën: thellësisht zhgënjyese,” shkroi Ischinger.
Ischinger ka qenë ambasador i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara nga viti 2001 deri në vitin 2006 dhe ishte kryetar i Konferencës së Mynihut për Sigurinë nga viti 2008 deri në vitin 2022
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat tashmë kanë ardhur në Kosovë. Sipas tij, këto mjete ishin kontraktuar në prill të vitit 2024, ndërsa pagesa për to u ekzekutua në qershor të
Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani ka treguar se lëndimet e personave janë të lehta. “Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend. AME pohon se prej tyre, 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 46 janë lokalizuar. “Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, thuhet në njoftim. Agjencia u
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Devë të Gjakovës. Si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka mbetur i vdekur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. “Sot, rreth orës 13:40, është raportuar për një aksident trafiku