by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani ka treguar se viktima është gjetur nga familjarët.
“Njësitet policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar se personi është pa shenja jete.Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat e plota po hetohen nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan”, ka thënë ai.
Osmani ka thënë se “Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes”
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend. AME pohon se prej tyre, 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 46 janë lokalizuar. “Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, thuhet në njoftim. Agjencia u
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Devë të Gjakovës. Si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka mbetur i vdekur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. “Sot, rreth orës 13:40, është raportuar për një aksident trafiku
I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Nga shoqëria civile kritikojnë partitë se s’po i japin hapësirë grave, ani pse, sipas tyre, gratë janë treguar të suksesshme në qeverisje. Sociologë ndërkaq, thonë se numri i vogël i kandidateve
Me vransira kalimtare e intervale me diell parashihet moti ditën e shtunë në vend. Pasdite më vonë zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima, priten përreth zonave malore. Temperaturat minimale zbresin në 16C deri 19C. Maksimalet gjatë ditës 32C deri 35C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-11m/s. Të dielen orëve