Trump e fton Putinin të udhëtojnë bashkë në limuzinë – bisedimet nisin që në aeroport

 

 

Mediat shtetërore ruse raportuan me theks të veçantë faktin se presidenti rus Vladimir Putin zgjodhi të mos udhëtojë me limuzinën e tij Aurus, por t’i bashkohej presidentit amerikan Donald Trump në makinën e blinduar të këtij të fundit, pas mbërritjes në Alaska për bisedimet dypalëshe.

Sipas RIA Novosti, Trump e ftoi Putinin të udhëtonin së bashku dhe presidenti rus pranoi menjëherë.

Ndërkohë, televizioni shtetëror Russia 24 komentoi se ky gjest tregon se bisedimet mes dy liderëve kanë nisur që në ato momente.

Gjithashtu, prezantuesit e Russia 24 e cilësuan sjelljen e Trump si “jashtëzakonisht miqësore ndaj Putinit”, ndërsa theksuan edhe “shtrëngimin historik të duarve” mes tyre në pistën e aeroportit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…