by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është deklaruar para takimit që ai pritet të zhvillojë me liderin rus Vladimir Putin.
Presidenti amerikan ka thënë se ai dëshiron të shoh një armëpushim në Ukrainë ‘’sa më shpejt’’
“Dua të shoh një armëpushim sa më shpejt,” tha Trump, duke shtuar se “nuk do të jem i kënaqur nëse nuk ndodh sot.”
Ndërkohë, Trump publikoi një video të re nga biseda me gazetarët në bordin e Air Force One, ku dha ndoshta përgjigjen më të detajuar mbi pyetjen se çfarë do të përbënte sukses për samitin e sotëm, ku u shpreh se ai dëshiron ‘’disa gjëra’’.
“Nuk mund t’ju them këtë. Nuk ka asgjë të përcaktuar si e sigurt. Unë dua disa gjëra. Dua të shoh një armëpushim. Kjo nuk ka të bëjë me Europën. Europa nuk më thotë çfarë të bëj, por sigurisht që do të jetë pjesë e procesit, ashtu si edhe Zelensky. Por unë dua të shoh një armëpushim sa më shpejt. Nuk e di nëse do të ndodhë sot, por nuk do të jem i kënaqur nëse nuk ndodh sot. Të gjithë thonë që nuk mund të ndodhë sot, por unë thjesht po them që dua të ndalet vrasja. Jam këtu për ta ndalur vrasjen. E dini, nuk po japim para. Ne po fitojmë para. Ata po blejnë armët tona, dhe ne po i dërgojmë ato në NATO, e NATO-ja po na dërgon çeqe të mëdha dhe të bukura. Por kjo nuk më intereson… Ajo që më intereson është se javën e kaluar u vranë 7011 persona, pothuajse të gjithë ushtarë; 36 persona në një qytet që u godit nga një raketë. Më shumë se 7 mijë ushtarë. Është çmenduri.”, raporton The Guardian.
Në momentin që presidentët Vladimir Putin dhe Donald Trump po takoheshin në pistën e aeroportit në Alaskë, Forcat Ajrore të Ukrainës po njoftonin publikun për kërcënimin e avionëve dhe dronëve armik. Ndërsa Trump dhe Putin pozuan për foto, ajo paralajmëroi në kanalin e saj Telegram se dronë Shahed ishin parë në lindje të
Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus Vladimir Putin ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Aq sa mediat e njohura botërore i kanë kushtuar artikuj edhe makinave të liderëve. Vizita e Putinit në Alaska është plot simbolikë. Limuzina e tij, një Aurus e prodhuar në Rusi, ishte atje në pistën e
Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pirg të Korçës, ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pas një sherri mes tyre ka tronditur Shqipërinë, duke rikthyer në kujtesë të njëjtat dhimbje dhe trishtim që solli një tjetër ngjarje e trishtë e ndodhur disa muaj më parë në
Ndërsa Donald Trump dhe Vladimir Putin filluan samitin e tyre në Alaska të përqendruar në përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, dha një përditësim mbi luftimet në një adresë në mediat sociale nga Kievi. “Në ditën e negociatave, edhe rusët po vrasin. Dhe kjo flet shumë”, shkroi Zelenskyy