Protesta e sotme në Gjilan, Tahiri: Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje

 

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka reaguar ashpër ndaj qeverisë në detyrë pas ngjarjes tragjike në Gjilan, ku u vranë tre persona.

Tahiri  përmes një postimi në Facebook, ka përkrahur protestën e qytetarëve të Gjilanit, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për heshtje dhe mosveprim.

“Me plot të drejtë, sot qytetarët e Gjilanit kanë thirrur protestë në qytet.Pesë ditë heshtje nga Sfeqla e Kurti për mos arrestimin e fajdexhiut që vrau tre qytetarë të pafajshëm!
Jo vetëm heshtje – por edhe mbrojtje të hapur”, ka shkruar ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që protestat t’i drejtojnë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në ditën e tragjedisë, në vend që qyteti të ‘blindohej’ në çdo hyrje e dalje derisa autori të kapej, atij iu hap rruga për t’u arratisur. Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje – aty buron krimi dhe tmerri që po e terrorizon Gjilanin”, ka shkruar Tahiri.

Reagimi i plotë:

Një protestë pritet të mbahet sot para Gjykatës Themelore në Gjilan, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin dhe mbarë opinionin publik në Kosovë.

Protesta është thirrur për orën 19:00, me qëllim që të shprehet revolta qytetare ndaj sistemit të drejtësisë, i cili po akuzohet për neglizhencë dhe dështim në parandalimin e krimit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…