Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë ndaj 21 personave për dëbimin e popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë

 

 

Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot ka dorëzuar aktakuzë lidhur me dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës gjatë luftës së fundit.

Aktakuzën e ka prezantuar prokurori special Atdhe Dema, Prokurorisë, gjatë një konference për media.

Pas vite hetimesh intensive, Departamenti Special i Prokurorisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dorëzuar sot një aktakuzë lidhur me krime lufte kundër popullsisë civile gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, në periudhën janar–qershor 1999.

Sipas provave të mbledhura gjatë hetimeve paraprake, të pandehurit, të cilët janë në numër, kanë ushtruar kontroll dhe autoritet mbi forcat e armatosura në territoret përkatëse të Kosovës, duke përfshirë Ushtrinë e atëhershme të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Policinë e Serbisë.

Prokuroria thekson se ka pasur arsye të mjaftueshme për të ditur se disa nga këto forca kanë kryer veprime të ndaluara nga e drejta ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë shkatërrimin sistematik të pronës civile, djegien e shtëpive dhe infrastrukturës, sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve dhe vendbanimeve të tyre, si dhe ndalime dhe persekutime arbitrare për arsye etnike.

Këto veprime kanë rezultuar me dëbimin masiv të popullsisë shqiptare nga Kosova drejt shteteve fqinje.

Sipas aktakuzës, këto veprime përbëjnë pjesë të një fushate të gjerë që ka shkaktuar zhvendosjen me dhunë të 863 mijë qytetarëve shqiptarë sipas statistikave zyrtare.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…