Ndodh takimi historik, Trump dhe Putin shtrëngojnë duart

 

 

Donald Trump dhe Vladimir Putin janë takuar në Alaska. Ata kanë shtrenguar duart, dhe kanë ecur në tapetin e kuq. Putini pritet t’i rezistojë idesë së pranimit të armëpushimit, që ka qenë objektivi kryesor nga ky takim.

Trump ka thënë se dëshiron ta shfrytëzojë këtë samit për ta shtruar rrugën për një takim tjetër që do ta përfshinte edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Besoj që do të jetë takim i mirë, mirëpo edhe më i rëndësishëm do të jetë takimi i dytë që do ta kemi. Do ta kemi një takim me presidentin Putin, presidentin Zelensky, mua, dhe ndoshta do t’i ftojmë edhe liderët evropianë, ndoshta jo”, ka thënë Trump më 14 gusht.

Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të arrijë një armëpushim sa më shpejt që është e mundur, si hap i parë drejt zgjidhjes përfundimtare.

Zelensky është përjashtuar nga bisedimet dhe ka paralajmëruar se vendimet që merren në mungesë të tij do të jenë pa asnjë kuptim.

Çështja e koncesioneve territoriale është diçka që Zelensky e ka hedhur poshtë vazhdimisht. Trump ka thënë para samitit se nuk do ta detyrojë Kievin të dorëzojë tokë, mirëpo sugjerimi i tij se Putini dhe Zelensky “mund t’i ndajnë gjërat”, e ka rritur alarmin në Kiev.

Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, që përbën afërsisht 114.500 kilometra katrorë.

Vija e frontit të luftës është rreth 1.000 kilometra e gjatë dhe kalon nëpër rajonet e Harkivit, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjas dhe Hersonit.

Të dyja palët vazhdojnë të përballen me humbje të mëdha, mirëpo më herët gjatë muajit Rusia ka nisur të shënojë fitore në lindje të Ukrainës, duke avancuar 10 kilometra, teksa ushtria koncentrohet rreth rajoneve të Toretskut dhe Pokrovskut.

Moska vazhdon ta çojë përpara strategjinë që analistët ushtarakë e kanë parë si tregtim të shumë viktimave në luftë, në këmbim të një pjesë të vogël të tokës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…