Ministria e Mbrojtjes jep detaje për autoblindat e reja të ardhura nga Amerika

 

 

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për ceremoninë ku u bë pranimi i autoblindave të reja nga Amerika.

Njoftimi:

𝐅𝐒𝐊 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐣𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐥𝐢𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐇𝐁𝐀

Sot u zhvillua ceremonia solemne e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, atasheu i ushtrisë në Ambasadën e SHBA-së, nënkolonel Jonathan Shaë, dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në modernizimin e FSK-së, duke e pajisur atë me teknologji dhe mjete të avancuara për realizimin e misionit të saj kushtetues.

Ministri Maqedonci theksoi se mbështetja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneri ynë strategjik dhe i pazëvendësueshëm, është dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit të fortë mes dy vendeve tona.

“Me një dedikim të palëkundur ndaj vlerave perëndimore dhe doktrinës së ushtrisë amerikane, ne jemi të angazhuar për një ngritje të qëndrueshme dhe progresive të forcës sonë, duke adoptuar sisteme armatimi në përputhje me standardet e NATO-s”, tha mes tjerash ministri.

Ky përkushtim siguron që FSK të jetë një forcë e avancuar dhe e ndërveprueshme, e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me ushtritë e vendeve anëtare të aleancës euro-atlantike, për të krijuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për gjithë qytetarët tanë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…