• Sat. Oct 25th, 2025

Mbi 5 orë pritjet në dalje të Merdarës, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare

Bykfvanews

Aug 15, 2025

 

 

Kolona të gjata janë regjistruar sot në disa pika kufitare të Kosovës në dalje të vendit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata po shënohen në pikën kufitare të Merdarës, ku koha e pritjes arrin deri në 5 orë e 30 minuta.

Në Muçibabë pritjet janë rreth 2 orë, ndërsa në pikën kufitare të Dheut të Bardhë arrijnë në 1 orë. Në Jarinjë qytetarët po presin deri në 40 minuta, kurse në Mutivodë rreth 30 minuta.

Në të gjitha pikat tjera kufitare pritjet nuk kalojnë 5 minuta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *