by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pirg të Korçës, ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pas një sherri mes tyre ka tronditur Shqipërinë, duke rikthyer në kujtesë të njëjtat dhimbje dhe trishtim që solli një tjetër ngjarje e trishtë e ndodhur disa muaj më parë në kryeqytet.
14-vjeçari E.Xh nuk do të të ulet më në bankat e shkollës në fillim të shtatorit, ëndrrat e tij u prenë në mes, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra të shkaktuara nga thika e bashkëmoshatarit E.G.
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Rexhep Tafili” në Pirg të Maliqit ka bërë një postim prekës në rrejete sociale, duke shprehur ngushëllime familjes së 14-vjeçarit E.Xh.
Postimi:
Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald!
Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër.
Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty. Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot me dritën që ti fale.
Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen, por ti do të mbetesh përjetësisht në zemrat tona.
U prehsh në paqe!
Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës!
Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe!
Ngjarja
Një ditë më parë E.Xh dhe E.G do të ndodheshin rastësisht në të njëjtin lokal në Pirg të Maliqit, ku më pas do të diskutonin mes tyre një sherr të nisur një vit më parë.
Por konflikti mes dy adoleshentëve përfundoi në tragjedi.
Në grindje e sipër E.G godet me thikë E.Xh, i cili transportohet në gjendje të rëndë në spital, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.
Po në spital përfundoi edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili mori ndihmën mjekësorë pasi edhe ai ishte dëmtuar (jo me mjet prerës).
Ndërkohë ditën e sotme policia përveç disa adoleshentëve që ishin dje të pranishëm në vendngjarje, ka arrestuar edhe babain dhe xhaxhain e autorit të dyshuar, të cilët akuzohen se fshehën armën me të cilën u krye krimi.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina