• Fri. Oct 24th, 2025

“A po e pritni ende Kurtin me ardh në intervistë?” – Kryeprokurori Isufaj ‘përgjigjet’ me buzëqeshje

Bykfvanews

Aug 15, 2025

 

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media.

Në këtë konferencë kanë njoftuar në lidhje me ngritjen e një aktakuze për 21 të pandehur për dëbimin e popullatës civile të Kosovës gjatë luftës së fundit në vend, saktësisht periudhën janar-qershor 1999.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj i cili nuk i ka ikur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ftesën që i kanë bërë kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti për të dëshmuar në Prokurori për rastin e rezervave shtetërore.

“A po e pritni ende Kurtin me ardh në intervistë?”, është pyetur Isufaj nga gazetarët por që ai ka vendosur të mos përgjigjet.

Isufaj derisa është larguar nga salla e konferencës, ka buzëqeshur me pyetjen por nuk ka dhënë asnjë detaj se çka pritet të ndodh me atë ftesë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, raporton Lajmi.net, përcjell

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *