Zjarrvëniet në Shqipëri, identifikohen 137 të dyshuar, 46 janë arrestuar

 

 

Shqipëria po përballet me zjarre të cilat janë riaktivizuar gjatë natës e orëve të para të mëngjesit. 57 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, 29 prej të cilave ende aktive. 137 persona janë identifikuar nga policia si autorë të zjarrvënieve nga muaji qershor e deri më sot. 46 prej këtyre autorëve janë vënë nën pranga, ndërkaq 91 të tjerë janë proceduar penalisht

137 persona janë identifikuar nga policia e Shtetit si autorë të zjarrvënieve nga muaji qershor e deri më sot (14 gusht).  46 prej këtyre autorëve janë vënë në pranga, ndërsa 91 të tjerë janë proceduar penalisht.

E në një moment kur zjarret kanë përfshirë vendin tonë duke shkaktuar deri në humbje jete e djegien e dhjetëra banesave, Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos ndezin zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit pa njoftuar instancat përkatëse.

“Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre. Blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.

Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë me dije ndërkaq se Forcat Kombëtare të Sigurisë, “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve në zonat e prekura nga flakët, për të bërë të mundur evakuimin e tyre dhe shuarjen e vatrave.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…