by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Katërvjeçari Lean Popaj, i cili vdiq të hënën pasi u godit nga një veturë në Zvicër, do të varroset sot në Kosovë.
Fshati Fortesë i Rahovecit njoftoi se ai do të varroset në vendin prej nga vjen familja e tij.
“Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 14 gusht 2025, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Fortesë”, thuhet në njoftim.
“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Popaj, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë e durim për të përballuar këtë dhimbje të rëndë. U prehtë në paqe engjëlli i vogël!”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e fshatit në Facebook.
Vogëlushi vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen të Zvicrës. Një 44-vjeçar gjerman, duke drejtuar furgonin e tij të bardhë Mercedes drejt Zürcher Strasse, në zonën e Feldbachstrasse, e përplasi 4-vjeçarin nga Kosova, shtetas austriak, në një zonë banimi me kufizim shpejtësie prej 30 km/orë, siç kanë shkruar mediat në Zvicër./KFVA
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend. AME pohon se prej tyre, 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 46 janë lokalizuar. “Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, thuhet në njoftim. Agjencia u
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Devë të Gjakovës. Si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka mbetur i vdekur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. “Sot, rreth orës 13:40, është raportuar për një aksident trafiku
I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Nga shoqëria civile kritikojnë partitë se s’po i japin hapësirë grave, ani pse, sipas tyre, gratë janë treguar të suksesshme në qeverisje. Sociologë ndërkaq, thonë se numri i vogël i kandidateve
Me vransira kalimtare e intervale me diell parashihet moti ditën e shtunë në vend. Pasdite më vonë zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima, priten përreth zonave malore. Temperaturat minimale zbresin në 16C deri 19C. Maksimalet gjatë ditës 32C deri 35C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-11m/s. Të dielen orëve