by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sytë e botës janë përqendruar në shtetin amerikan të Alaskës, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin përgatiten të udhëtojnë atje për samitin e tyre historik që do të zhvillohet nesër, shkruan BBC.
Udhëheqësit globalë të enjten vazhduan të negociojnë, diskutojnë dhe të mbajnë qëndrime përpara takimit.
Më parë, Kryeministri britanik Keir Starmer u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Downing Street. Ata nuk iu drejtuan së bashku mediave pas takimit të tyre njëorësh, por Zelensky tha në X se bisedimet ishin “produktive” dhe se të dy udhëheqësit diskutuan “programet mbështetëse” për ushtrinë e Ukrainës.
Një deklaratë nga Downing Street e lëshuar më vonë thotë se Putin duhet të “vërtetojë se është serioz për paqen” në samitin e nesërm.
Ndërkohë, Putin vlerësoi Trump në përgatitje, duke thënë sot se presidenti amerikan po bën përpjekje “të sinqerta” për t’i dhënë fund luftës. Udhëheqësi rus gjithashtu la të kuptohej se kontrolli i armëve bërthamore është një temë për diskutim.
Trump duket se u përpoq të minimizonte çdo zhvillim që mund të sjellë takimi i nesërm. Ai i tha Fox News Radio se ka një “shansë prej 25% që ky takim të mos jetë një takim i suksesshëm”. Nuk ka gjasa që Putini të bjerë dakord për një armëpushim nesër, tha ai, duke shtuar se do të ketë “dhënie dhe marrje” territoresh midis Rusisë dhe Ukrainës.
Dhe ai u tha gazetarëve në Zyrën Ovale pasdite se shpreson që takimi i së premtes të përqendrohet në përgatitjen e një takimi të dytë të mundshëm që përfshin Putinin, Zelenskyn dhe Trumpin dhe ndoshta udhëheqësit evropianë.
Ata udhëheqës evropianë, përfshirë Starmerin, thonë se do të ndjekin nga afër nesër.
Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe presidenti i SHBA-së tha se marrëveshja me Putinin përcakton që gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi, duhet t’i përkasë Rusisë. “Një vendim nga Rusia dhe SHBA-ja mbi
Shqipëria po përballet me zjarre të cilat janë riaktivizuar gjatë natës e orëve të para të mëngjesit. 57 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, 29 prej të cilave ende aktive. 137 persona janë identifikuar nga policia si autorë të zjarrvënieve nga muaji qershor e deri më sot. 46 prej këtyre
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se në 12 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 61 vatra zjarri. Prej tyre, 9 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 52 të tjera janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave mbështetëse. Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim me Zjarrfikësit,
Kryeministri shqiptar Edi Rama sërish adresoi një lloj fushate anti suksesit të Shqipërisë në fushën e turizmit veror me pretendime se s’po ecën siç po proklamohet, transmeton Gazeta KFVA. Rama e postoi një xhirim mbi plazhin e Durrësit të enjten ku qartë duket se ka vizitorë dhe mjaft madje. Ai shtoi se xhirimi