• Fri. Nov 21st, 2025

‘Plazhet bosh në Shqipëri? – Rama me pamje nga Durrësi

Aug 14, 2025

 

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama sërish adresoi një lloj fushate anti suksesit të Shqipërisë në fushën e turizmit veror me pretendime se s’po ecën siç po proklamohet, transmeton Gazeta KFVA.


Rama e postoi një xhirim mbi plazhin e Durrësit të enjten ku qartë duket se ka vizitorë dhe mjaft madje. Ai shtoi se xhirimi i ishte dërguar nga dikush, që edhe e falenderoi.

 

Shqipëria ka shënuar rritje të vizitorëve këtë vit të sezonit turistik pavarësisht pretendimeve, megjithëse jo në masën sa ishte projektuar nga autoritetet shqiptare./KFVA/