Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se në 12 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 61 vatra zjarri.

Prej tyre, 9 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 52 të tjera janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave mbështetëse.

Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim me Zjarrfikësit, Qendrat Operative 112 dhe Policinë e Kosovës, ndërsa të gjitha vatrat aktive janë nën monitorim të vazhdueshëm dhe ekipet janë ende në terren.

AME ka theksuar se, sipas vlerësimeve, gjendja është e menaxhueshme dhe ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e Zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, KFOR-it, komunave dhe qytetarëve që kanë ndihmuar në përballimin e situatës.

Ndërkohë, me zjarre janë duke u përballur edhe vendet e tjera të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Si pasojë e zjarreve një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë kërkuar ndihmë në ditët e fundit.

Flakët kanë përfshirë disa qarqe, duke rrezikuar banesa, sipërfaqe pyjore e zona të mbrojtura, ndërsa një i moshuar ka humbur jetën në një fshat të të Gramshit në qarkun e Elbasanit./Telegrafi/

Related Posts