Lladrovci reagon pasi u certifikua nga KQZ: I lumtur që mund ta kërkojmë besimin edhe për një mandat

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme ka certifikuar nëntë subjekte të reja politike për zgjedhjet lokale të 12 nëntorit. Mes subjekteve të certifikuara është edhe ajo e kryetarit të Drenasit, i cili synon edhe një mandat tjetër, Ramiz Laldrovci, raporton KFVA.

Lladrvoci përmes një postimi në Facebook ka thënë se  është i lumtur që mund ta kërkoj sërish besimin e qytetarëve edhe për një mandat.

Postimi i plotë:

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen ku është certifikuar “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Drenas.

Jam i lumtur që puna jonë, në Komunën Kampion, pas kërkesave të qytetarëve, simpatizantëve dhe rrethanave të krijuara, mund ta kërkojmë besimin qytetar edhe për një mandat.

Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin

Bashkë, vazhdojmë, +4

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…