by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

KEDS përmes një njoftimi ka paralajmëruar të gjitha bizneset se që nga e shtuna kushdo prej bizneseve që nuk kanë nënshkruar kontratë për furnzimin të energjisë elektrike me operatorët e licencuar, të shtunën do të shkyçen, raporton KFVA.
“Nëse ende nuk keni nënshkruar kontratë me një Furnizues të licencuar nga ZRRE, duhet ta bëni këtë pa vonesë për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike”, thuhet ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
Të shtunën nis shkyçja nga rrjeti elektrik për bizneset që nuk kanë nënshkruar kontratë me furnizues të licencuar
KEDS, në cilësinë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, njofton urgjentisht të gjithë konsumatorët e kyçur në çdo nivel tensioni brenda rrjetit shpërndarës për njoftimin shumë të rëndësishëm si në vijim:
Në pajtim me njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të datës 13 gusht 2025, duke filluar nga data 16 gusht 2025, KEDS e ka të ndaluar ligjërisht të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që nuk kanë marrëveshje të vlefshme me një Furnizues të licencuar. Ky detyrim buron nga paragrafi 7 i nenit 39 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe neni 8 i Rregullës për Ndërrimin e Furnizuesit.
Veprim i menjëhershëm dhe i domosdoshëm!
Për të ruajtur stabilitetin dhe integritetin e sistemit elektroenergjetik, më 16 gusht 2025 KEDS do të shkyçë nga rrjeti i shpërndarjes të gjithë konsumatorët që nuk kanë një marrëveshje aktive furnizimi.
Nëse ende nuk keni nënshkruar kontratë me një Furnizues të licencuar nga ZRRE, duhet ta bëni këtë pa vonesë për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
Ky proces përbën një detyrim ligjor si pjesë e reformave të liberalizimit të tregut të energjisë, sipas udhëzimeve të ZRRE dhe duhet të zbatohet plotësisht. KEDS nuk ofron shërbime të furnizimit me energji elektrike-roli ynë është i kufizuar ekskluzivisht në shpërndarjen e energjisë elektrike dhe jemi të detyruar të zbatojmë të gjitha vendimet e ZRRE-së.
Mosveprimi i menjëhershëm do të rezultojë me shkyçje nga rrjeti.
Ju bëjmë thirrje që menjëherë të kontaktoni një Furnizues të licencuar nga ZRRE për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike, për të përmbushur kërkesat rregullative dhe për të evituar ndërprerjen tuaj me furnizim.
KEDS është i përkushtuar për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të jetë në dispozicion të çdo konsumatori, dhe zbaton me përpikëri të gjitha direktivat që vijnë nga organet rregulluese.
Ministrja e Drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu ka dëbuar nga puna edhe një oficer korrektues, i cili edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta KFVA. Kështu ka bërë të ditur vetë Haxhiu përmes një postimi në facebook. “Me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar arrin në gjashtë: drejtori i Qendrës,
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Putin dhe Trump pritet të kenë edhe një takim kokë më kokë para se të mbahet konferenca për shtyp. Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt për Fox News deklaroi se SHBA-të kanë shumë mjete për të ndihmuar në përfundimin e luftës. Dje, Trump kërcënoi me “pasoja të rënda” nëse Putin
Emisari i SHBA’së për misione të veçanta, Richard Grenell i cili është duke e udhëhequr përkohsisht Kennedy Center (Qendër Kulturore Kombëtare Amerikane në Uashington), ka qëndruar disa ditë në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Pas kthimit në Amerikë, Grenell ka publikuar disa fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump në Kennedy
Për disa muaj me radhë, brenda QKUK-së ka pasur shqetësime në lidhje me procesin e dhënies së tenderit për furnizim me pajisje të dializës. Përpos problematikave të shumta që janë raportuar me detajet e mjeteve në këtë proces, po ashtu dyshime serioze ka edhe për operatorin ekonomik që ka fituar këtë tender, shkruan