Categories: Kronikë e zezë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kronikë e zezë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Kosova u trondit nga pesë vrasje në vetëm dy ditë, gjatë kësaj jave. 

Qyteti i Gjilanit të dielën u shokua nga një ngjarje e rëndë, ku tre persona u vranë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Të vdekur mbeten babë e bir, argjendarë të njohur në këtë qytet, të cilët u vranë në një kafene afër objektit të komunës. Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, duke e çuar bilancin në tre viktima, shkruan Reporteri.net.

Të dyshuarit për rastin, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin janë akoma janë në arrati, katër ditë pas rastit.

Policia e Kosovës po i kërkon ata. Policia po të dielën kur ndodhi rasti shpalli në kërkim Mefail Shkodrën dhe djalin e tij, Edonisin, të dy të arrestuar në fund të muajit qershor të vitit 2024 për fajde. Po atë ditë, pasdite, Policia shpalli në kërkim djalin tjetër të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, Engjullin.

Policia bëri të ditur për gazetën online Reporteri.net se janë zhvilluar bastisje në lokacione të ndryshme ku kanë dyshuar se janë duke u strehuar të dyshuarit.

Policia gjithashtu tha se janë njoftuar edhe të gjitha pikat kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti.

Si këta, në kërkim është edhe i dyshuari për vrasjen në Hajvali, Xhemail Nuhiu.

Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00, ku personi me inicialet M.M., është qëlluar me armë zjarri. Viktima, sipas Prokurorisë, është dërguar menjëherë në QKUK, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

I dyshuari për vrasjen pas kryerjes së veprës penale, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Xhemajl Nuhiu është i dyshuari për këtë vrasje. Nuhiu po vazhdon të kërkohet nga organet e rendit.

Bedri Matoshi, vëllai i viktimës  në një deklaratë ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja. Ai  ka thënë se vrasja e vëllait të tij, ndodhi 20 minuta pasi ishin parkuar para oborrit të shtëpisë’.

“Në momentin e ngjarjes, kemi ardhë si zakonisht prej punës. Edhe, kemi lyp me bë kthim të udhëkryqi në fjalë, ku dorasi ka qenë i parkuar. Kemi kërkuar t’na lirojë rrugën, në mënyrë njerëzore”, ka rrëfyer ai për mediat.

Gjatë kësaj jave një vrasje tjetër ndodhi në Prizren, ku një person u godit për vdekje me thikë. I dyshuari për rastin tashmë është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Sipas aktakuzës, thuhet se deri te vrasja ka ardhur pasi që dyshja, ndonëse ishin shokë, kishin pasur një mosmarrëveshje të mëhershme, dhe se viktima, gjithnjë sipas aktakuzës, nuk e ka pritur goditjen me thikë nga dorasi.

 

Related Posts