Dyshime serioze për dallavare me tenderë në QKUK, u zgjodh operatori më i shtrenjtë për hemodializë

 

 

Për disa muaj me radhë, brenda QKUK-së ka pasur shqetësime në lidhje me procesin e dhënies së tenderit për furnizim me pajisje të dializës. Përpos problematikave të shumta që janë raportuar me detajet e mjeteve në këtë proces, po ashtu dyshime serioze ka edhe për operatorin ekonomik që ka fituar këtë tender, shkruan Gazeta KFVA.


Në maj të këtij viti, Gazeta dha informacione të siguruara nga burime anonime brenda institucionit që zbulonin një sërë shkeljesh të mundshme, duke aluduar për një skemë të sofistikuar manipulimi me qëllim të favorizimit të operatorit të caktuar dhe reduktimit drastik të konkurrencës.

Tash, tre muaj më pas, burimet e njëjta kanë siguruar edhe dokumentin ku operatori ekonomik më i shtrenjtë është përzgjedhur si furnizues për këto pajisje shumë të rëndësishme të hemodializës.

“Shqëtesimet tona të ngritura më: 13/05/2025 në lidhje me lëndën e cekur (shih linkun) u treguan të vërteta ku autoriteti kontrakutes: QENDRA KLINIKE UNIVERSITARE E KOSOVES – e shpërblen me kontratë ofetuesin më të shtrenjtë Medi Health LLC me çmim ofertues: 843,750Euro. Ky ofertues është më i shtrenjtë se ofertuesi më i lirë në këtë tender për: 259,245 Euro”, kanë treguar burimet.

Pra, operatori ekonomik që është përzgjedhur nga QKUK-ja për këtë shërbim kushton 843 mijë euro, ndërsa operatori më i lirë ka bërë ofertë për 584 mijë euro. Ky vendim për dhënien e tenderit është nënshkruar të mërkurën më 13 gusht.

 

“Sipas informatave që kemi ofertuesi më i lirë ka ofertuar produkt kualitativ nga prodhuesi amerikano-gjerman Fresenius ku me një kilikim të thjeshtë shihet qartë se ky është prodhuesi me i madh botëror i makinave dhe materialeve shpenzuese për hemodializë, dhe i njëjti prodhues në QKUK eliminohet si i papërgjegjëshëm”, thonë më tej burimet.

Në këtë situatë shqetësuese, burimet brenda QKUK-së ftojnë prokurorinë të merret seriozisht me këtë çështje ku shihet qartë manipulimi dhe favorizimi i një operatori ekonomik.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…