Bekë Berisha publikon listën e kandidatëve për asamblenë komunale të Prishtinës

 

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka publikuar listën e kandidatëve të kësaj partie për asamblenë komunale të kryeqytetit.

Ai ka thënë se kjo listë përbehet nga njerëz që e duan Prishtinën me zëmër dhe shpirt.

“Prishtina jonë, ekipi ynë! Kjo është lista jonë e kandidatëve për Asamblenë komunale të Prishtinës. Forcë e unifikuar e njerëzve që e duan këtë qytet me zemër e shpirt! Kemi bashkuar ide të freskëta, energji që nuk ndalet dhe përvojë që e di rrugën. Nga lagjet e qeta e deri te rrugët plot jetë, zëri ynë vjen i larmishëm, me të rinj plot guxim dhe profesionistë me përvojë, krah për krah, për të sjellë ndryshim aty ku nevojitet më së shumti. Me sinqeritet, bashkëpunim dhe besim se Prishtina meriton më të mirën, jemi gati të punojmë për ju, me ju”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…