Abdixhiku humb një nga figurat më urbane të Prishtinës, Fatos Azemi kalon te Bekë Berisha

 

 

Një goditje e rëndë për LDK-në në kryeqytet. Pas 17 viteve si aktivist besnik në Prishtinë, Fatos Azemi, një nga figurat më të njohura urbane dhe me profil profesional të lartë i ka kthyer shpinën Lumir Abdixhikut për t’iu bashkuar AAK-së së Bekë Berishës. Arsyeja? “Inati personal” i kryetarit të LDK-së, që e la jashtë listës për Asamblenë Komunale.

I shkolluar në Angli dhe me mbi 17 vite eksperiencë si shërbyes publik nga Komuna e Prishtinës (2010–2019) deri në Ministrinë e Financave (2019–sot), Azemi ka qenë pjesë e Kryesisë së Degës 4 të LDK-së dhe ish-kryetar i Forumit Rinor të saj. Njohës i hollë i financave publike dhe i zhvillimit urban, ai konsiderohet si një nga kontribuesit më konkretë për kryeqytetin.

Vendimi i tij për t’u larguar nga LDK shihet si pasojë direkte e arrogancës dhe eliminimit politik brenda partisë, ndërsa AAK po e shfrytëzon këtë si fitore strategjike në betejën për Prishtinën.

Në korridoret politike, tashmë po thuhet se Abdixhiku jo vetëm humbi një emër me peshë, por ia dhuroi kundërshtarit një aset të gatshëm për ta përdorur në fushatë.

Fatos Azemi me numër 49, tek lista e Bekë Berishës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…