29 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri, mbi 1 mijë e 100 forca në terren

 

Gjatë 48-orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit.

Megjithatë, falë përpjekjeve të mbi 1 mijë e 100 forcave të emergjencave, të ndihmuar edhe nga mbi 400 pjesëtarë të FA-së, situata po paraqitet më e stabilizuar mëngjesin e sotëm.

Ministria e Mbrojtjes në bilancin që ka publikuar bën me dije se janë raportuar gjithsej 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 mbeten ende aktive, me përqendrim të lartë në qarqet: Vlorë, Berat, Dibër, Elbasan dhe Tiranë, shkruan KFVA.

Forcat zjarrfikëse, efektivët e Forcave të Armatosura, autoritetet vendore dhe strukturat mbështetëse kanë ndërhyrë me intensitet të lartë në zonat më të prekura, duke përdorur mbi 65 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë të FA-së dhe mbështetje ndërkombëtare nga Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në disa raste, është bërë edhe evakuimi i banorëve për të shmangur humbje në njerëz, si në Gramsh dhe Delvinë ku situata arriti pikën kritike mbrëmjen e së martës.

Ndërsa në terren vijon lufta për izolimin dhe shuarjen e vatrave, strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë, duke monitoruar me kujdes çdo zhvillim

  • Shkrime të ngjashme

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…

    “Mami, babi unë dola…” – familja tregon bisedën e fundit me djalin që u zhduk në Gjilan

    Familja e Xhengiz Hyzeirit, i zhdukur nga 2 janari, kanë rrëfyer momentet kur e kanë parë familjarin e tyre për herën e fundit. Ata po ashtu kanë kërkuar ndihmë pasi që dy javë kërkimet nuk kanë qenë të frytshme. “Ka…