Zelensky shkon në Berlin për takimin me Trumpin

 

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Berlinin të mërkurën për t’u bashkuar me kancelarin gjerman, Friedrich Merz për bisedime me udhëheqësit evropianë dhe amerikanë përpara samitit Trump-Putin më vonë këtë javë, ka thënë qeveria gjermane.

Merzi ka organizuar një seri takimesh virtuale të mërkurën në një përpjekje për të dëgjuar zërin e udhëheqësve evropianë dhe ukrainas përpara një samiti nga i cili ata janë lënë mënjanë, raporton AP, transmeton KFVA.

Zelensky pritet të takohet fillimisht me udhëheqësit evropianë, në përgatitje të një telefonate virtuale me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance rreth një orë më vonë.

Një telefonatë midis udhëheqësve të vendeve të përfshira në “koalicionin e të vullnetshmëve” – ata që janë të përgatitur të ndihmojnë në kontrollin e çdo marrëveshjeje të ardhshme paqeje midis Moskës dhe Kievit, do të zhvillohet e fundit.

Të mërkurën, Merzi është zotuar të ndihmojë Ukrainën të zhvillojë sistemet e veta të raketave me rreze të gjatë veprimi që do të jenë të lira nga çdo kufizim i imponuar nga Perëndimi në përdorimin dhe objektivat e tyre, ndërsa qeveria e Kievit lufton për të sprapsur pushtimin e Rusisë.

Zelensky ka vizituar për herë të fundit Berlinin në fund të majit.

Takimi Trump-Putin do të zhvillohet të premten në Alaska

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…