Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e diel në Gjilan. Viktimat janë: Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir), si dhe Abedin Hoxha.

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra. Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti. Vrasja ndodhi në një lokal në Gjilan. Gazeta ka siguruar një foto nga përplasja që çoi në vrasje.

Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha.

Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person.

Por gjithçka merr një kthesë të errët në një takim.

Takimi ishte thirrur nga Edmond Hasani, i cili kishte ftuar Mefail Shkodrën për një bisedë “miqësore”.

Gazeta ka siguruar edhe biseda nga nisja e konfliktit e deri tek vrasja.

Aty dëgjohet Mefail Shkodra që thotë se e ka të ndaluar të takohet me Bujar Hoxhën sepse janë në proces gjyqësor.

“Unë e ti Bujari ulemi në tavolinë folim dhe e gjajmë vërtetën se për ketë punë jemi ardh këtu”, thotë dikush nga viktimat.

“Bujari është këtu”, dëgjohet një zë në video.

“Nuk guxon me ma pru Bujarin këtu, s’guxon. Unë jam proces me Bujarin e kam ndalune mu zatet me ta”, iu kthye Mefail Shkodra.

“Na ju kemi thirr disa herë mu zatet me Bujarin, tash e keni ndalune mu zatet me ta”, dëgjohet duke thënë pala tjetër.

“Ja thirri policinë”, dëgjohet teksa thotë dikush.

Pas kësaj, fillojnë edhe të shtënat me armë ku humbin jetën tre persona.

Gazeta ka siguruar edhe biseda të realizuara para takimit. Edhe aty Mefail Shkodra kërkon që në takim të mos jetë Bujar Hoxha.

Dyshohet që përleshjen e kanë filluar viktimat.

Takimi ndodhi në kafenenë ku Mefail Shkodra pinte rregullisht kafen e tij.

Në lokal ishin vetëm Edmond Hasani dhe Naim Hoxha, vëllai i Bujarit.

Gjithçka ndryshoi për pak sekonda. Në kafene, shfaqet Bujar Hoxha, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Nga babai i tij Abedin Hoxha dhe nga vjehrri i tij Selami Hasani. Mefail Shkodra, i lutet me ngulm Edmondit që t’i ndalojë të hyjnë në lokal, duke theksuar se ndodhen në mes të një procesi penal.

Ai çohet për të kontaktuar policinë. Sipas burimeve, Mefail Shkodra nuk kishte asnjë raport me personat tjerë, përveç Bujar Hoxhës.

Takimi ishte thirrur me kërkesën e Edmond Hasanit, pasi përmbaruesi kishte bllokuar llogaritë bankare të Bujar Hoxhës –për një borxh të papaguar për veturën Audi Q5, të blerë nga vetë Mefaili.

Përmbarues në këtë rast ka qenë Përparim Xhelili. I njëjti ka konfirmuar për Insajderin se llogaritë i ishib bllokuar para dy jave Bujar Hoxhës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë masa drastike, duke suspenduar katër zyrtarë policorë, mes tyre: Bekim Sabedini, Metush Arifi, Ardian Demiri dhe Shaban Hajdaraj. Bekim Sabedini dhe Metush Arifi janë parë në shoqërinë e Albert Rexhepit i njohur si Albert Malisheva, i cili në vitin 2024 ishte burgosur pastaj ishte lene në arrest shtëpiak për fajde, e Mefail Shkodra bashkë me djalin e tij Edonisin ishin në paraburgim për këtë rast.

Njëri i lënduar, një i plagosur | Çka ndodhi me Mefail Shkodrën me djem

Gazeta ka siguruar pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe i dyshuari për fajde, Mefail Shkodra me dy të bijët që janë ende në arrati kanë pësuar nga përleshja. Derisa babai nuk ka ndonjë pasojë, i biri i tij, Engjell Shkodra është i plagosur me armë zjarri.

Ai ka plagën ne njërin krah, por ende nuk dihet kush e shkaktoi këtë plagë.

I biri i tij tjetër, gjatë përleshjes që përfundoi me tre viktima e një në gjendje të rëndë, në QKUK ende, Edonis Shkodra është në gjendje të rëndë. Pamjet tregojnë që ai ka goditje në pjesën e prapme të kokës, dhe jo vetëm.

Related Posts

  •     Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas një telefonate me liderët evropianë dhe presidentin amerikan Donald Trump, ka zbuluar “pesë kushtet” për negociatat, përpara takimit mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Sipas tij, çdo çështje që lidhet me Ukrainën duhet të diskutohet vetëm me Ukrainën, duhet të përgatitet një format trepalësh për bisedime,

  •     Paris Saint-Germain e ka fituar Superkupën e UEFA-s, duke mposhtur Tottenhamin përmes penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2. Fillimisht, skuadra londinez e nisi fuqishëm takimin, duke bërë presion mbi fituesin e Ligës së Kampionëve. PSG u kundërpërgjigj në disa raste, por u mungoi efikasiteti, duke u dukur i barabartë me Spurs në

  •     Të paktën 22 migrantë kanë vdekur pasi dy anije u fundosën në Mesdhe të mërkurën, thanë agjencitë humanitare. Afër 60 persona janë shpëtuar dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur. Ky është incidenti i fundit në Mesdhe, ku shumica e migrantëve kalojnë në tentim për të arritur në Evropë. Kryqi i Kuq tha

  •     Zjarret që po shkrumbojnë zona si Akaia, Preveza, Kiosi dhe Kefalonia në Greqi, jo vetëm që po djegin pyje dhe shtëpi, por gjithashtu po kërcënojnë njerëzit dhe kafshët e bllokuara në flakë. Qentë, macet, delet, kuajt, lopët dhe kafshë të tjera, shoqërues besnikë të njerëzve, po përballen me terror. Në një kohë kur